Home Sporti Operohet Zlat...

Operohet Zlatan Ibrahimovic, ja kur parashikohet të rikthehet në fushë!

4
0

Dëmtimi i Zlatan Ibrahimovic në transfertën ndaj Juventusit në maj ishte shumë më i rëndë nga sa dukej dhe i kushtoi gjigantit suedez jo vetëm mungesën në Europian, por edhe një operacion që pritet ta mbajë edhe për të paktën dy muaj jashtë fushave.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi i Milanit pasditen e sotme nëpërmjet një komunikate, ku sqaron se sulmuesi 39-vjeçar ka kryer një operacion në gjurin e majtë, në një klinikë të specializuar të Romës dhe tani ka nisur fazën e rehabilitimit.

Në raste të tilla parashikohet një rikthim në fushë për dy muaj. Për sulmuesin suedez tani do të duhen rreth katër javë për të qenë në gjendje që të rikthehet stërvitje, ndërkohë që më pas edhe një muaj shtesë për të rifituar formën fizike. Me pak fjalë, nëse gjithçka shkon mirë, Ibrahimovic duhet të jetë gati për rinisjen e kampionatit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit