Orë tmerri për Roberto Baggio, grabitet dhe mbahet peng në shtëpinë e tij

Roberto Baggio dhe familja e tij kanë përjetuar momente terrori mbrëmë, teksa Italia ishte në fushë në ndeshjen kundër Spanjës.

Siç raporton “Corriere del Veneto”, makthi për ish-numrin 10 dhe familjen e tij nisi rreth orës 22:00, kur të paktën pesë persona, të gjithë të armatosur, hynë në vilën e familjes në Altavilla Vicenza.

Baggio, i cili u përpoq të mbrohej, u godit në kokë me trupin e armës dhe mori një plagë të thellë, më pas ai dhe familja e tij qëndruan të mbyllur në një dhomë për gati një orë, ndërsa kriminelët plaçkitën vilën dhe vodhën ora, bizhuteri dhe para.

Kur ai se hajdutët ishin larguar nga shtëpia, theu derën dhe thirri policinë, që, përveç dëshmive të Baggios dhe familjes së tij, mori të gjitha pamjet e vëzhgimit me video.

Ish-futbollisti u dërgua në spital për t’u mjekuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët ishin fizikisht mirë, por të shkatërruar psikologjikisht.

SHKARKO APP