Home POLITIKE Paloka: Ngrih...

Paloka: Ngrihuni kundër bandës me kriminelë. Luftoni për vete, jo për karriget tona

269
0

Deputeti i PD-së, Edi Paloka në fjalën e tij në seancën maratonë në Kuvend, e cilësoi paçavure programin e qeverisë ”Rama 3”. Thirrja e Palokës është për shqiptarët, që të ngrihen dhe të luftojnë kundër qeverisë, të cilin ai e quan një bandë me kriminelë. Ish-nënkryetari i PD-së tha se kjo luftë të bëhet për Shqipërinë, jo për karriget e deputetëve.

”Nuk kam ndërmend të debatoj për këtë paçavuren që u paraqitet shqiptarëve për herë të tretë shqiptarëve. A ka shqiptarë që nuk e di që janë të korruptuar, të lidhur me krimin. Rama e ka për mburrje t’i thonë antishqiptarë.

Thjesht do gajaset siç ka bërë gjithmonë kur këtu janë ngritur hallet e njerëzve. Di i themi që është dështak, mashtrues, i pafytyrë, të gjitha të zezat i ka.

Është kryeministri më i urryer ndërshqiptar. Unë kam një fjalë vetëm për ata shqiptarë që nuk e shesin votën për një qese ushqime. Nëse ju dhimbset liria juaj dhe e fëmijëve ngrihuni dhe luftoni ose t’i nënshtrohemi një bande me kriminelë e të ulim kokat. Boll më me justifikime! Luftoni për vete, jo për karriget tona. Po nuk e shporrët këtë bandë ky vend do të shkojë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit