PAOK fiton titullin në Greqi, Olympiacos barazon me Panathinaikos

PAOK-u i Selanikut është kampion i Greqisë për sezonin 2023-2024. Skuadra e drejtuar nga Razvan Lucescu mposhti 2-1 Arisin në derbin e Selanikut dhe automatikisht mbylli kampionatin helen në vendin e parë.

Në ndeshjen tjetër, AEK-u i Athinës kishte përballjen më të lehtë të javës së fundit, ku luajtën ndaj Lamia-s në shtëpi. Takimi u vendos që në pjesën e parë me 2 golat e vendasve, duke mbajtur njërin sy te ndeshja e PAOK-ut. E gjithë përballja përfundoi 3-0

Në kupat e Europës do të shkojë edhe Olympiacos, i cili barazoi 2-2 në transfertë ndaj Panathinaikos. Podence dhe Jovetic iu përgjigjën golave të Bakasetas dhe Bernard dhe sigurojnë biletën e “Conference League”

SHKARKO APP