Paolo Maldini: Për 10 ditë tentova të sillja Messin te Milani

Ish-drejtori i Milanit, Paolo Maldini ka zbuluar një prapaskenë interesante për tratativat që ka pasur për të transferuar Lionel Messin nga Barcelona. Legjenda e Milanit po fliste me aktorin Giacomo Poretti në emisionin dhe foli për karrierën e tij, si lojtar dhe si drejtues.

“Për 10 ditë ne u përpoqëm të sillnim Messin në Milano, por më pas e kuptuam se ishte e pamundur. Tani është tepër vonë, por një lojtar si Messi është një spektakël për cilindo që mund ta dëshmojë.

Kur lexova se mund të shkonte edhe tek Interi, u tremba dhe prandaj tentova të bëj të pamundurën për ta veshur kuqezi, por siç e thashë, nuk ishin kushtet e duhura”, deklaroi Maldini.

Messi nënshkroi për dy vite me PSG-në, ku përfitoi gati 40 milionë euro në sezon, ndërsa te Milan ose tek Interi nuk do të mundej kurrë të merrte një pagë të tillë.

Maldini u pyet gjithashtu për garën aktuale të titullit në Serie A përpara përballjes së të dielës mes Interit dhe Juventusit në krye të tabelës. “Interi tashmë e ka fituar atë”, ishte përgjigja e tij.

SHKARKO APP