Papa Francesku: Për Kishën Katolike ekziston vetëm martesa burrë me grua

Papa Françesku i tregon Kishës në Sllovaki dhe në të gjithë Evropën rrugën për të “jetuar brenda” botës me përvujtëri e pa nostalgji për të kaluarën.

Në kthim nga vizita baritore në Hungari e Sllovaki, Papa Francesku deklaroi se për Kishën Katolike të cilën ai kryeson martesa është vetëm lidhja mes burrit e gruas.

“Unë kam folur qartë për këtë” u tha Papa gazetarëve në avion gjatë rrugës së kthmit në Romë. “Martesa është një sakrament. Kisha nuk ka pushtet të ndryshojë sakramentet. Dhe martesa si  sakrament është burri me gruan”, ka deklaruar ai.

Papa Françesku gjithashtu e dënoi abortin si vrasje e jetes njerëzore.

SHKARKO APP