Parada e Serbisë me ushtrinë, Rama në ”Open”: Kosova nuk është një territor pa zot

Pas vizitës një ditore në Kosovë, kryeministri Edi Rama është rikthyer në Tiranë dhe këtë mbrëmje është i ftuar në emisionin ”Open” të Eni Vasilit në TCH.

Rama tha se në aspektin ushatarak, Kosova nuk është një territor pa zot, pasi është një aleancë e tërë ushtarake ndërkombëtare që e mbështet.

“Panorama është e qartë, Kosova ka të drejtë. Të gjithë po kërkojnë që situata të ç’tensionohet nga prania e forcave ushtarake dhe që palët të ulen në dialog. Në momentin e skadimit të një afati të vendosjes ose rivendosjes së kësaj marrëveshjeve”, tha Rama.

SHKARKO APP