Parlamenti bullgar shkarkon kryetarin e Kuvendit, analistët: Do kemi trazira politike
Parlamenti i Bullgarisë rrëzoi kryetarin Nikola Minchev. Pretendimet e opozitës janë se ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit dhe po pengon punën normale legjislative dhe kontrollin parlamentar mbi punën e qeverisë. Mocioni i zëvendësimit mori 125 vota pro, 113 kundër dhe një abstenim.
Analistët thonë se rrëzimi tregoi ekuilibrat e rinj në parlament dhe sinjalizoi se qeveria e Petkov mund të bjerë në një votë mosbesimi javën e ardhshme. Kjo do ta dërgonte vendin ballkanik në një raund të ri trazirash politike.
Një rrëzim eventual i qeverisë ka të ngjarë të çojë në zgjedhje të reja në vjeshtë, në mes të luftës në Ukrainë dhe rritjes së inflacionit, që ka arritur në nivelin më të lartë të 24 viteve të fundit.