Partizani dhe Vllaznia bëjnë “paqe” në Elbasan

Partizani dhe Vllaznia ndajnë pikët në super sfidën e javës së tretë të Abissnet Superiore. Dueli i luajtur në Elbasan Arena do të mbyllej në shifrat 1-1.

Kuqeblutë e nisën më mirë ndeshjen duke gjetur golin që në minutën e katërt. Latifi jep një krosim perfekt për Da Silvan, i cili arrin ta dërgojë topin në kuadrat.

Partizani tentoi me të gjitha mënyrat gjetjen e golit të barazimit, por ai do të vinte vetëm dy minuta nga fundi i kohës së rregullt. Rrapaj arriti që të mposht portierin Zogovic me një goditje në hyrje të zonës.

Teuta ngjitet në kuotën e 5 pikëve, ndërkohë që Partizani ka vetëm dy pikë pas tri ndeshjeve të para. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP