Partizani fitore spektakolare në duelin me 7 gola ndaj Kukësit, Erzeni mund Teutën

Partizani triumfoi me rezultatin 4-3 ndaj Kukësit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Superiore. Një ndeshje spektakolare, me shtatë gola të shënuar, por në fund me tre pikët doli Partizani.

Të kuqtë e nisën vrullshëm, teksa shënuan dy gola të shpejtë me Carën në minutën e 2-të dhe Bintsouka në minutën e 5-të. Verilindorët reaguan mirë dhe ngushtuan diferencat falë një goli të Salami në minutën e 25-të

Në minutën e 44-t, ishte sërish Bintsouka, i cili shënoi të tretin për Partizanin, ndërsa i njëjti autor shënoi edhe të katërit. Verilindorët nuk u dorëzuan dhe ia dolën të shënojnë dy herë, duke luftuar deri në fund, por nuk ia dolën të marrin të paktën në barazim.

Erzeni i Delialliasit arriti një fitore të madhe 0-1 në “Niko Dovana” në derbin ndaj Teutës. “Hero” i kësaj sfide ishte 22-vjeçari i mbrojtjes së shijakasve, Alessandro Kacbufi. Pas një krosimi të Kahrimanovic kërcen më lart se të tjerët, duke ndëshkuar portierin Dema, me një goditje të bukur me kokë. Erzeni krijon një shkëputje prej 3 pikësh nga “zona e ftohtë”, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 8 të tabelës me vetëm 8 pikë.

 

SHKARKO APP