Partizani nuk ndalet në merkato, i rrëmben një tjetër futbollist Vllaznisë!

Partizani nuk ka ndërmend të ndalet merkato. Pas Emiliano Mustës dhe Herald Markut të kuqtë kanë zyrtarizuar edhe afrimin e mbrojtësit Dajan Shehi.

Ashtu si Herald Marku edhe 24-vjeçari vjen te Partizani nga Vllaznia pas dy sezonesh pozitive me kuqeblutë. Te skuadra kryeqytetase Dajan Shehi do të marrë vendin e të larguarit Eneo Bitri dhe me shumë gjasa do të jetë partneri i Egzon Belicës në dy ndeshjet që të kuqtë do të zhvillojnë në turin e parë kualifikues të Conference League ndaj moldavëve Sfintul Gheorghe.

25 paraqitje dhe dy gola të realizuar numëron 24-vjeçari me Vllazninë në edicionin e fundit mes kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë. Partizani bastis kështu Vllazninë teksa pas Markut i merr një tjetër lojtar të rëndësishëm që mund të përshtatet më së miri me skemat e Ilir Dajës.

SHKARKO APP