Pas 53 ndeshjeve, Asllani realizon super gol dhe i jep avantazhin Interit

Më në fund, mesfushori shqiptar Kristian Asllani ka tundur rrjetën me fanellën e Interit në ndeshje zyrtare. Shpesh protagonist në aksione golash, duke dhënë edhe asiste të rëndësishme, sot për herë të parë që kur ka veshur fanellën zikaltër, ai gjeti golin në ndeshje zyrtare më këtë skuadër.

Në minutën e 31-të të ndeshjes ndaj Xhenoas, mesfushori shqiptar shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij me një predhë pas asistit të Sançez.

Nuk kishte mënyrë më të mirë për të për të festuar ndeshjen e tretë radhazi si titullar për zikaltrit në Serinë A, në ndeshjen e 36-të për këtë ekip në kampionatin italian dhe të 53-tën në total në të gjitha aktivitetet.

SHKARKO APP