Home POLITIKE Pas bregdetit...

Pas bregdetit të Vlorës, Kryeministri Edi Rama prezanton bukuritë mahnitëse të plazhit të Shëngjinit

998
0

Në prezantimin e Shqipërisë së bukur, perlave tona të bregdetit, Kryeministri Edi Rama, nga Vlora ka mbërritur në bregdetin e Shëngjinit, me një ditë fantastike fundmarsi, ku kamera e dronit ka arritur të kapë dhe të sjellë një pamje spektakolare të këtij plazhi të mahnitshëm.

Plazhi i Shëngjinit është një plazh i cili shtrihet në perëndim të qytetit të Lezhës, nga Shëngjini në veri dhe deri në anën e djathtë të grykëderdhjes së Drinit të Lezhës, në jug të ishullit Kune. Plazhi ka një gjatësi prej 9 km dhe gjerësi deri 30 – 40 m. Pjesa më rekreative e Plazhit të Shëngjinit është zona e ishullit Kune, ku janë ngritur një varg restorantesh dhe objektesh tjera hotelerie. Zona përreth Plazhit të Shëngjinit, është e populluar dendur, me 200 banorë për kilometër katror. Klima është e butë. Temperatura mesatare vjetore është 16 ° C, me 250 – 300 ditë me diell në vit. Muaji më i ngrohtë është korriku, kur temperatura mesatare është 27 ° C, dhe më i ftohti është janari, me 4 ° C. Reshjet mesatare vjetore janë 1,578 milimetra. Muaji me më shumë reshje atmosferike është nëntori, me reshje mesatare prej 185 mm, ndërsa më i thati është gushti, me 37 mm reshje atmosferike. Në veri të plazhit të Shëngjinit në një largësi prej 2.5 km, rrëzë kodrave të Rencit, gjendet i mbrojtur nga erërat plazhi i “Ranës së Hedhun”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit