Pas konferencës me kryeministrin Rama, Presidentja e KE niset drejt Krujës

Pas pritjes me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave dhe takimit me Presidentin Ilir Meta, Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, pritet nga momenti në moment të shkojë në Krujë, ku do të bëhet dhe përurimi i një shkolle në Qerek.

Burimet bëjnë me dije se do të ketë dhe një konferencë të përbashkët shtypi, mes kryeministrit Edi Rama dhe von der Leyen.

Nga temat që do të diskutohen do të jenë procesi i rindërtimit të dëmeve që lanë pas tërmetet e 2019-ës dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

 

SHKARKO APP