Home POLITIKE Pas Merkelit,...

Pas Merkelit, Tiranën do ta vizitojë edhe Presidentja e Komisionit Europian

100
0

Shqipëria po kthehet në epiqendër të politikës Europiane. Pas vizitës së bujshme të Kancelares gjermane Angela Merkel, në Tiranë do të mbërrijë më 28 shtator edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca. ”Presidentja Von der Leyen planifikon të vizitojë Shqipërinë më 28 shtator. Mezi pres ta mirëpres”, shkruan Soreca.

Vetë presidentja Von der Leyen ka njoftuar se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, për të dërguar një sinjal të fortë të angazhimit të BE-së në procesin e pranimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit