Pashkët Ortodokse/Rama dhe Meta urojnë me simbolikën fetare. Berisha me foton e tij!

“MIRËMËNGJES
Gëzuar Pashkët Ortodokse”- shkruan Edi Rama.
Ndërsa Sali Berisha shkruan: “Gëzuar Pashkët!
Të dashur miq, besimtarët ortodoks shqiptar festojnë sonte Pashkën, Ngjalljen e Krishtit Mbret, Hyjit të përjetshëm dhe burrit që me mësimet e tij formësoi moralin e qytetërimit perëndimor. Pashka frymëzon tek besimtarët e zotit, shpresë, besim dhe paqe.
Ndaj dhe le të urojmë nga zemra dhe të lutemi bashkarisht që Pashkën që vjen shqiptarët të kenë shpëtuar nga monizmi dhe të jenë shëruar nga të këqijat e tij. Gëzuar! #”.
Dhe poston foton e tij. Edhe te Pashkët katolike Berisha nuk postoi simbolik fetare, por portretin e tij.

Kurse Ilir Meta poston shënimin:”

KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, me shumë shëndet, mbarësi dhe gëzime në familje!
Drita që kurrë nuk perëndon e kësaj Feste të Shenjtë, le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë!”.

SHKARKO APP