Patozi tregon synimin për koalicionin me Shehin: Kushdo që merr vulën te PD, pala tjetër do vijojë akuzat

Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi zyrtarizuan të premten marrëveshjen për garimin e përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit. Nën koalicionin Aleanca Progresiste, ata synojnë të marrin drejt vetes qytetarët që nuk e gjejnë veten tek PD, e cila është përçarë në dy grupime.

”Ne synojmë rritjen e përfaqësimit në këshillave bashkiakë duke bashkuar forcat me dy parti që kanë të njëjtat qëllime. Ne jemi të gatshëm të pranojmë një kandidat të përbashkët të PD dhe do e mbështesnim me argumentin se përballë kandidatëve të shumicës ne duhet të jemi të bashkuar”,-thotë Patozi.

Nga ana tjetër, Patozi foli edhe për 3 marsin, datë kur Apeli do të ”vulosë” fatin e PD-së, ndërsa Berisha do të protestojë në shesh. “Nuk mendoj se ka rëndësi të madhe vendimi i gjykatës. Unë mendoj që konflikti mes palëve nuk është çështje vule. Edhe sikur gjykata të vendos në mënyrë të njëanshme verdiktin e saj, prapë se prapë beteja brenda PD nuk do përfundoj. Sepse kushdo të marr vulën, pala tjetër do e kontestojë dhe do vazhdoj akuzat. Drejtësia jonë nuk është aq e shpejtë sa ta marr vendimin në 3 mars kur PD mban edhe një protestë enkas për këtë gjë”.

SHKARKO APP