Home POLITIKE PD e Berishës...

PD e Berishës mbledh sot Kuvendin Kombëtar, nuk do jetë grupi i Bardhit

162
0

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha, do të mbledh këtë të shtunë Kuvendin Kombëtar. Punimet do të zhvillohen në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Në organin më të lartë vendimmarrës të PD, delegatët do të votëbesojnë Sali Berishën, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Në zbatim të statutit të partisë, vota e delegatëve do të vendosë nëse Berisha do të vijojë ose jo në krye të PD.

Po ashtu do të ketë diskutime dhe vendimmarrje të cilat lidhen me mosbindjen civile të dekaluar nga vetë Berisha këto ditë. Por në këtë mbledhje të Kuvendit Kombëtar, PD-ja nuk do të jetë plotësisht e bashkuar, pasi nuk do të ketë praninë e pjesës më të madhe të grupit të deputetëve të mbështetur nga Gazment Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit