Home POLITIKE PD ka priorit...

PD ka prioritet ngritjen e tre Komisioneve Hetimore. 25 prilli, çështja Becchetti dhe inceneratorët

150
0

Në mbledhjen me grupin parlamentar, kreu i PD-së Lulzim Basha ka bërë me dije se PD-ja ka prioritet ngritjen e 3 Komisioneve Hetimore në Kuvendin e Shqipërisë.

Komisioni i parë hetimor është për zgjedhjet e 25 prillit dhe drejtues është propozuar që të jetë nënkryetari Enkelejd Alibeaj. Komisioni i dytë për është çështjen Becchetti dhe drejtues është propozuar që të jetë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Komisoni i tretë për hetimin e inceneratorëve me drejtuese nënkryetaren e PD-së Jorida Tabaku.

Nëse do të ngrihen këto Komisione, fjalën e fundit do e thotë Kuvendit, dhe sipas asaj që shkruhet në Kushtetutë, në nenin 77 pika 2, për Komisionet Hetimore mjafton që të bëhet kërkesa nga 35 deputetë dhe Parlamenti e ka detyrim që të caktojë Komision Hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë.

“Kuvendi ka të drejtë dhe me kërkesë të një së katërtës së të gjithë anëtarëve të tij, është i detyruar të caktojë komision hetimi për të shqyrtuar një çështje të veçantë. Përfundimet e tyre nuk janë detyruese për gjykatat, por mund t’i njoftohen prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës ligjore”, thuhet në nenin 77 pika 2 e Kushtetutës.

Pjesë nga fjala e Bashës

1-Komision hetimor për Masakrën Zgjedhore, që u konfirmua edhe nga raporti i OSBE/ODIHR. Parësore për këtë komision hetimor do të jetë vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve, keqpërdorimi i aseteve dhe funksioneve publike, abuzimi me fondet e rindërtimit për qëllime elektorale, abuzimi me legalizimet në këmbim të votës. Punësimet e paligjshme në administratën publike dhe blerjen e votës.

2-Komision hetimor për çështjen Becchetti. Lufta personale e Edi Ramës me sipërmarrësin italian do t’u kushtojë qytetarëve më shumë se 120 milionë euro.

3-Komision hetimor për Inceneratorët, një aferë mafioze, kriminale që përfshin zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar. Kallëzimet tona penale vazhdojnë të zënë pluhur nëpër prokurori.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit