PD tre mandate në opozitë, Nishani: Rrezikohen dhe zgjedhjet e ardhshme

Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Partisë Demokratike, Bujar Nishani këtë të martë i ftuar në emisionin Log në ABC me Endri Xhafon është shprehur se fitorja e Bashës është një tregues se në zgjedhjet e tjera do jemi opozitë.

Në historinë e PD nuk ka pasur asnjë rast që të jetë tre mandate në opozitë dhe me risk të lartë të humbë dhe zgjedhjet e ardhshme që nga dita që Basha ka ardhur në krye të PD.

PD nuk e ka garën me LSI, por me PS për të dalë fituese. Partia demokratike nuk ka asnjë moment dhe asnjë investim fitues në këto tetë vite”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe faktin e shpalljes së Sali Berishës non grata ku thekson se kjo është për arsye të vetë shtetit që e ka marrë këtë vendim.

“Shpallja non grada është çështja e shtetit që e ka vënë”, është shprehur Nishani.

Ai deklaroi se zgjedhjet për kreun e partisë ishin një manipulim i qartë.

Nishani në fjalën e tij ka bërë me dije se të mërkurën kandidatja që ato mbështesin do të dalë dhe do të publikojë fakte që tregojnë për manipulimin që ka ndodhur në zgjedhjet brenda partisë.

Sipas tij listat e zgjedhësve të anëtarësisë së PD nuk janë të plota dhe në këto zgjedhje Basha ka mbështetjen e minorancës së përfaqësuesve demokratë.

Kandidatja që ne kemi mbështetur si grup kolegësh dhe të gjithë ne që e kemi ndjekur kemi konstatuar manipulime të rënda brenda një partie. I gjithë procesi ka qenë anormal por nesër do ti bëjë publik zonja Harxhi. Unë do të jap vetëm një shembull që është qarku i Korçës që demonstron një lloj civilizimi të shoqërisë, ku në bashkinë Korçë ku të gjithë kandidatët kishin mundësi për të parë sesi shkon procesi Basha ka marrë vetëm 17% në Maliq që është shumë më e vogël se e Korçës kandidatët nuk kanë pasur burime njerëzore për të menaxhuar procesin duke bërë që Basha të marrë 70 % të votave. Basha ka marrë më pak se 30% të votave të listave të anëtarësisë dhe me listat që ka bërë vetë ai dhe jo listave të sakta. Sensibiliteti i listës dhe numri i anëtarësisë, listat nuk janë sekret se aty kërkohej vetëm emër mbiemër, dhe ato që janë anëtarësuar janë anëtarësuar me vullnet. Basha në 2013 kur ka konkurruar për herë të parë dhe pse isha president në atë kohë, në atë kohë ka kërkuar listat e anëtarësisë dhe Basha dhe Olldashi i kanë marrë. Çështja e numrit të anëtarësisë në 2017 është 106 mijë ndërkohë nëse do të shikojmë arkivën në deklaratën e Bashës para zgjedhjeve të 25 prillit me 116 mijë anëtarë por janë dhe 30 mijë të Forumit Rinor të PD që s’janë në lista dhe nuk konsiderohen zyrtarisht anëtarë. As anëtarët në emigracion nuk ishte i përfshirë. Basha sot përfaqëson minorancën e anëtarësisë së PD-së. Ka qenë proces i njëanshëm i gjithi”, ka thënë Nishani.

 

SHKARKO APP