PDIU nis fushatën, Idrizi: Debati s’duhet për autobusët falas, por për ekonominë

PDIU ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Kryetari i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi ka thënë se kanë zgjedhur të garojnë sërish të vetëm pasi nuk kanë as tokë, as det për të falur.

Me ironi për premtimin e Belind Këlliçit rreth transportit urban falas, Idrizi thotë se debati duhet të bëhet për ekonominë, jo për autobusët.

“Çfarë keni bërë për Çamërinë? Edhe ata që nuk na mbështetën kurrë, prap na godasin prapa ëall-eve të rrjeteve sociale. Prap PDIU-së që doli e vetme i kërkojnë llogari të majtët e të djathtët se ku jemi por prap kam edhe një thirrje dhe dua t’iu drejtohem të gjithë atyre që PDIU i bëri drejtora, zv.ministra, shefa e deputetë që janë në listat e partive politike, ku ishit deri dje? Besoj se ia keni borxh Çamërisë që iu bëri të njohur. Ne nuk kemi as tokë, as det për të falur. Na mjafton dhimbja e Çamërisë dhe e drejta për t’iu kthyer asaj. Çfarë është shqiptare do të mbetet e tillë. Kjo është e vetmja kredo e PDIU-së. Sot debati bëhet do hipim në autobus me lekë apo pa lekë. Në vend që të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon, punon dhe importon 1.5 miliardë vetëm ushqime, fruta e zarzavate, lini debatin shterpë për autobusin me apo pa lekë, por të bëjmë debat për Shqipërinë që prodhon. Sot kërkojmë bekimin që të vijojmë të punojmë për atdhe e komb”, tha Idrizi.

SHKARKO APP