Home Kultura PEOPLE: Pse J...

PEOPLE: Pse Jackie Kennedy dogji letrat dhe fotot personale para se të vdiste?

105
0
PHOTO: BETTMANN ARCHIVE/GETTY

Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, Jackie Kennedy vdiq më 19 maj 1994 nga limfoma jo-Hodgkin në moshën 64- vjeçare. Pas mbeti nj kujtesa e gruas elegante të presidentit të vrarë amerikan, John F. Kennedy. Jackie u bë Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara në vitin 1961 pasi John Kennedy u bë President Amerikan dhe ajo mbeti e tillë për një periudhë të shkurtër deri në vitin 1963, kur John u vra. Jackie e pasionuar e artit dhe inkurajoi ruajtjen e arkitekturës historike. Ajo ishte shumë e famshme për pamjen e saj të mrekullueshme dhe deklaratat e saj të stilit të bukur dhe elegant. Disa vjet pas vdekjes së Kenedit, Jackie u martua me manjatin grek të anijeve Aristotle Onassis, i cili gjithashtu vdiq, pas së cilës Jackie kaloi 20 vitet e mbetura të jetës së saj si një redaktore e suksesshme librash. Jackie ishte e njohur për intervistat e saj të këndshme dhe fotografitë e dhëna për shtypin. Jackie Kennedy ishte e njohur për preferencën e saj ndaj privatësisë në jetën e saj personale dhe familjare. Ajo u bë Zonja e Parë më e re në Historinë Amerikane në moshën 31-vjeçare kur burri i saj u bë President.

Por jo vetëm kaq, J. Randy Taraborrelli një biografi e re, shkroi “Jackie: Publike, Private, Sekrete”, ku zbulon se ish-zonja e parë shkatërroi ritualisht materiale private para vdekjes së saj. Disa që i përkasin një romance jashtë syve të publikut, shkruan PEOPLE.

Në muajt e fundit të jetës së saj, Jacqueline Kennedy Onassis mori një shënim për Shën Valentinit nga një ish i dashuri, arkitekti Jack Warnecke. Ish-zonja e parë rrallëherë kishte dalë nga mendimet e tij.

Tre dekada më parë, Jackie kishte rënë në dashuri me arkitektin, i cili projektoi vendin e varrit përkujtimor për Presidentin John F. Kennedy në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Vite më vonë, Warnecke ndau kujtimet e tij me Taraborrelli – me një paralajmërim. Nga besnikëria ndaj Jackie-t të famshëm, Warnecke kërkoi që gjithçka të mbetej e fshehtë deri një dekadë pas vdekjes së tij. Ai vdiq në vitin 2010, kur ishte 91 vjeç,

Tani këto detaje janë ndër shumë momente të zbuluara dhe të ndara në biografinë e re të Taraborrelli. “Shumë nga librat rreth Jackie-t kanë të bëjnë me magjepsjen dhe personazhin e famshëm,” thotë ai për PEOPLE. “Doja të shkruaja për anën njerëzore.”

Në linkun e poshtëshënuar gjeni fragmente nga libri i Taraborrelli, Jackie: Public, Private, Secret .

https://people.com/jackie-kennedy-book-secretly-burned-letters-photos-exclusive-excerpt-7550313

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit