Pep Guardiola në telashe me policinë, akuzohet për lidhje me një organizatë terroriste

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, është paraqitur në një raport të policisë lidhur me organizatën “Cunami Demokratik”, të cilët janë nën hetim për terrorizëm në Spanjë.

Pas disa vitesh protestash që kërkonin të drejtën e publikut katalanas për të votuar për vetëvendosje, policia spanjolle ka ngritur akuza kundër një prej organizatave kryesore përgjegjëse për ato protesta, organizatës “Tsunami Democràtic”.

Guardia Civil, policia shtetërore e Spanjës, pretendon se organizata është përgjegjëse për një “fushatë të fuqishme mediatike të promovuar nga nivelet më të larta politike dhe sektorët civilë pro-pavarësisë”. Në këtë fushatë ata besojnë se pjesë ka qenë edhe Pep Guardiola.

“Ai nuk hezitoi ta vërë zërin e tij në dispozicion të Tsunamit Demokratik, duke iu bashkuar kërkesave të tyre dhe duke inkurajuar popullatën katalane të rebelohet kundër sundimit të ligjit”, thuhet në raportin e policisë të publikuar nga mediat spanjolle. /Koha Jonë/

SHKARKO APP