Përcaktohet arbitri që do të gjykojë sfidën hapëse të “Euro 2020”

Holandezi Danny Makkelie është caktuar gjyqtari që do të vendos drejtësi në duelin hapës të Kampionatit Europian mes Italisë dhe Turqisë. Dueli i parë do të luhet më 11 qershor në stadiumin “Olimpik” të Romës.

Asistentët e tij do të jenë Hessel Steegstra dhe Jan de Vries, ndërkohë që në VAR do të jetë Kevin Blom. Arbitrja e katërt do të jetë francezja Stephanie Frappart. Ai ka gjykuar më parë Italinë në sfidën kundër Portugalisë, gushtin e kaluar, të mbyllur në barazim pa gola. /Koha Jone/

 

SHKARKO APP