Home Rajoni Përdhunoi të ...

Përdhunoi të miturën, babai dorëzon të birin në polici: S’kam për t’i gjetur avokat

3457
0

Një nga pesë autorët e arrestuar për përdhunimin e 11-vjeçares në një park të Prishtinës, është edhe 19-vjeçari Shkëlqim Kameri. Ai është dorëzuar në polici nga babai i tij, i cili ka thënë se i biri s’ka qenë djalë problematik, duke ia hedhur fajin shoqërisë së tij, teksa u zotua se nuk do ti gjejë avokat.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

Po ashtu ai rrëfeu edhe se familja nuk e dinte se ku ishte i biri, ndaj edhe doli ta kërkonte vetë dhe e gjeti në Koliq, nga ku e dorëzoi në polici. Ngjarja ka tronditur Kosovën, por edhe Shqipërinë ku ditën e nesërme do të mbahet edhe një protestë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit