Përfshihet nga flakët kamioni në aksin Fier – Vlorë

Një kamion në aksin Fier – Vlorë është përfshirë nga flakët.

Mësohet se kamioni, i cili transportonte mallra, u përfshi nga flakët pranë fshatit Panaja.

Forcat zjarrfikëse kanë shkuar për të shuar flakët ndërsa për momentin është i bllokuar trafiku në këtë aks.

Nga burimet paraprake dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkak të shkëndijës elektrike.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkakut.

SHKARKO APP