Përfundon votimi në balotazhin presidencial të Turqisë, nis numërimi

Për herë të parë në historinë e saj, Turqia shkoi në zgjedhje për raundin e dytë presidencial, ku Recep Tayyip Erdoğan dhe Kemal Kılıçdaroglu janë përballë njëri-tjetrit për të marrë detyrën presidenciale.

Kutitë e votimit u hapën në orën 08:00 të mëngjesit dhe u mbyllën në orën 17:00 (me orën atje), e më pas menjëherë nisi procesi i numërimit.

Më shumë se 191 mijë kuti votimi u vendosën në bordet zgjedhore të 973 qarqeve dhe 1094 qarqeve në të gjithë vendin për zgjedhjet në të cilat do të përcaktohet presidenti i Turqisë që do të shërbejë për 5 vite.

Pritet që rezultati final të shpallet rreth orës 21:00, ndërsa orari mund të ndryshojnë vetëm nëse ka rikthim në procesin e numërimit për vendet që kanë pakënaqësi.

Deri më tani kandidati presidencial i Aleancës Popullore, Recep Tayyip Erdoğan është në avantazh, me diferencë të theksuar votash nga kandidati për President i Aleancës së Kombit, Kemal Kılıçdaroğlu.

Ndërsa procesi votimit është mbyllur për emigrantët që më 24 maj, ku në 73 vende me prezencë të lartë turqish u krijuan 167 pika votimi për rreth 3.5 milionë votues të regjistruar në listën zgjedhore jashtë shtetit.

Fletët e votimit të përdorura jashtë vendit u dërguan në Turqi me avionë dhe korrierë diplomatikë, për tu numëruar sot së bashku me të tjerat.

SHKARKO APP