Përjashtohen 6 deputetë të tjerë të PD-së. Shpërthen Spaho: Tani do të thyej dhe karriget!

Komisioni i Etikës, me kërkesë të deputetëve të mazhoracës, ka përjashtuar nga Kuvendi 6 deutetë të tjerë të Partisë Demokratike.

Deputeti i PD-së, Edmond Spaho është shprehur me tone të ashpra në këtë mbledhe, ku tha se:

Do bëj zhurmë, do i bie bilbilit, do arrij do thyej edhe karrige se të drejtat kushtetuese janë shumë më të rëndësishme se sa këto veprime, më të rëndësishme se figura etike. Do pranoj të shkel mbi etikën time për të mbrotjur një çështje më të madhe se e opozitës, që të mbrosh të drejtat kushtetuese”.

Deputetë e përajashtuar janë: 

1. Edmond Spaho

2. Elda Hoti

3. Sorina Koti

4. Oerd Bylykbashi

5. Lindita Metaliaj

6. Greta Bardeli

SHKARKO APP