Përplasen 4 makina në Vlorë, një i plagosur
Aktualitet E Mërkurë, 14 Qershor 2023 12:30
Aksident në seri në Vlorë. 4 makina janë përplasur mes tyre.
Nga ngjarja e rëndë ka mbetur i plagosur një person i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Burime nga vendngjarja informojnë se mjeti që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i aksidentit.
Policia kreu veprimet proceduriale dhe po punon për kapjen e autorit.