Përplasen tre automjete, aksidenti shkakton radhë kilometrik në autostradën Lushnje-Fier

Radhë kilometrike në autostradën Lushnje-Fier dhe shkak është bërë përplasja e tre mjeteve në afërsi të kryqëzimit të Pushimit të Shoferit.

Nga aksidenti ku janë përfshirë tre mjete janë lënduar disa persona që janë dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Policia ndodhet në vendngjarje po dokumenton ngjarjen ndërsa është duke disiplinuar trafikun.

Për shkak të aksidentit janë shkaktuar radhë kilometrike, deri në afërsi të Savrës.

SHKARKO APP