Përurohet sot baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë

Do të përurohet sot baza ushtarake e NATO-s në Kuçovë për avionët luftarakë të Aleancës.

U montuan disa ditë më parë edhe 3 dronët e armatosur ‘Bayraktar’, të blerë në Turqi.

Në ceremoninë përshëndetëse do të marrin pjesë krerët më të lartë të shtetit shqiptar, si dhe përfaqësues të aleancës së NATO-s.

Nuk do të mungojë gjatë ceremonisë edhe një spektakël avionësh.

SHKARKO APP