Petrit Vasili: Shqipërishitja e Ramës nga Deti, kufijtë e Kosovës e gjer te Bregoviçi!

Nga Petrit Vasili

Shqipërishitja e Ramës nga Deti, Kufijtë e Kosovës e gjer te Bregoviçi!
Ka një nervozizëm histerik mes Shqiperishitësve, që nga kryeministri, shkruesit mediatikë me mëditje dhe tifozëve të paguar, që bëjnë tifo të lodhur nga halli.
Shqipërishitja e udhëhequr nga Rama është kaq e hapur dhe kaq e trashë, ndaj natyrshëm edhe reagimi është shumë i gjerë dhe i ashpër nga Tirana në Prishtinë.
Të kapur me presh në dore tradhtarëet i zemëron dhe mërzit shumë patriotizmi atdhedashuria dhe ndjenja kombëtare.
Shqipërishitësit duan ta shesin atdheun të gjithin dhe për këtë s’ndjejnë asnjë dhimbje boll që të rrëmbejnë thelën që do tu hedhë kryeefendiu i shitjes në krye të qeverise pasi ta ketë shitur të gjithë shqiptarinë.
Nga Deti, te Kufijtë e Kosoves dhe tash se fundi edhe një Bregoviç, që derdhi kupën janë dimensioni në 360 gradë i urrejtjes që Shqipërishitësit kanë për çdo gjë shqiptare.
“Suksesi” i vetëm i pamohueshëm i Shqipërishitësve është se kurrë me parë nuk ka qenë kaq i madh deti i urrejtjes dhe neverisë për ta nga Tirana në Prishtinë.
Shanset që kjo urrejtje të ulet janë zero ndërsa shanset që ajo të shtohet e rritet janë infinit.
Shqiperishitësit e kanë kuptuar që janë kaq të pakët tamam një pikë uji përballë atyre që e duan shqiptarinë ndaj çdo gjë që bëjnë vetëm do ti bëjë më të neveritshëm.
Ndaj pranojeni Shqiperishitës, që jeni të humbur, loja doli në shesh tradhtari dhe mushkonjat përqark tij janë zbuluar ndaj edhe fundi është i ditur!!

SHKARKO APP