Pioli: Ndaj Interit luajmë për krenari, nuk më interesojnë kritikat!

CAIRATE, ITALY - MAY 14: Head coach of AC Milan Stefano Pioli speaks with the media during a press conference at Milanello on May 14, 2022 in Cairate, Italy. (Photo by Claudio Villa/AC Milan via Getty Images)

Nesër do të luhet derbi ndërmjet Milanit dhe Interit. Zikaltrit mund të zyrtarizojnë fitoren e titullit, nga ana tjetër skuadra kuqezi e freskët nga eliminimi europian që duhet të përballen me zërat për të ardhmen e Stefano Pioli-it. Trajneri i kuqezinjve, në konferencën për shtyp, ka folur për momentin personal dhe atë të ekipit.

“Ne mund të përdorim të gjitha termat që duam: krenari, përgjegjësi, përkatësi. Për renditjen, për eliminimin e së enjtes, për titullin e Inter-it është një mundësi për revansh, për krenari.

Një fitore në derbi do të ishte shumë e rëndësishme për gjithçka që thamë më parë. Le të mos flasim për mua, është folur shumë për këtë për një kohë të gjatë: mendoj se kjo nuk i ka bërë mirë askujt.

Milani im mund të japë ende shumë. Nuk më intereson kritika. Ju gazetarët dhe tifozët mund të kritikoni dhe gjykoni, ka nga ata që e kanë bërë me më shumë respekt ose më pak respekt”, deklaroi Pioli.

SHKARKO APP