Pioli pa Ibrën dhe Giroud ndaj Juves: Do të jetë ndeshje e ekuilibruar!

Pas 3 fitoreve në 3 ndeshjet e para, Milani do të ketë provën e parë të vërtetë ndaj Juventusit. Trajneri Stefano Pioli nuk i druhet aspak bardhezinjve, ndërkohë që konfirmoi mungesën e Ibrës dhe Giroud në sulm.

“Ne luftuam në Liverpool, por ishim në gjendje të reagonim kundër një kundërshtari të komplikuar. Kemi fituar në kampionat për shkak të kualitetit më të mirë se kundërshtari, ndërkohë që Liverpooli kishte më shumë se ne në Champions.

Ishte e vështirë të pritej Juve me një pikë në 3 ndeshje, por gjithashtu kishin vështirësi me ekipet kombëtare. Nesër dy skuadra shumë të forta do të përballen me njëra-tjetrën, Juve ka një traditë e madhe, do të jetë sfidë shumë e ekuilibruar.

Ibrahimovic edhe pas Liverpool-it nuk është përmirësuar. Giroud nuk do të jetë gati për shkak të dhimbjeve akute të mesit, ne do të përqendrohemi në burimet që kemi.

Milani për titull? Ne mendojmë se jemi një ekip i fortë. Në Serie A, 7 më të mëdhenjtë në letër janë shumë afër. Liverpool do të jetë një stimul për ta ngritur nivelin edhe më shumë.

Messias nuk është ende në një pozicion për ta ndihmuar ekipin, Pellegri duket mirë dhe mund të bëjë paraqitjen e parë nesër. Ai ka karakteristika të mira dhe një qëndrim të mirë”, u shpreh Pioli.

SHKARKO APP