Pioli: Vendi i katërt është objektivi minimal, por Milan duhet të synojë më shumë

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Atalantës. Strategu i kuqezinjve komentoi dhe objektivat e kuqezinjve për këtë sezon.

“Mungojnë edhe shumë ndeshje për të bërë një analizë definitive për klasifikimin, por duhet të kemi vazhdimësi në rezultatet. Ky është dhe objektivi jonë i parë. Nesër do të jetë një mundësi shumë e mirë. Objektivi minimal është vendi i katërt, por duhet të synojmë diçka më shumë.

De Ketelaere? Është një futbollist që e kam ndjekur me shumë interes. Po luan në një rol më të avancuar, ka kualitet. Sezoni i kaluar i shërbeu për t’u rritur më shumë. Nëse do të luajë, do duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh Pioli. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP