Plagosja e 60-vjeçares, Shaip Hasalla: Djemtë e mi janë jashtë vendit

Familjarët e 60-vjeçares Bajame Senaj që u plagos në Lushnjë akuzojnë familjen Hasalla, por këta të fundit mohojnë të kenë lidhje.

Shaip Hasalla thotë se djemtë e tij nuk janë në Shqipëri. Ai është një nga personat e marrë në pyetje në lidhje me plagosjen e Bajame Senaj ndërsa policia mori edhe dëshminë e dy djemve të tij përmes telefonit.

Vëllai i gruas Afrim Hasalla, akuzoi fisin tjetër me të njëjtin mbiemër se u bënë pritë pasditen e së enjtes duke i qëlluar me armë zjarri.

Policia e Lushnjës nisur edhe nga dëshmitë e marra nuk ka një autor për plagosjen ndërsa vijon hetimet për familjet Hasalla. Bajame Senaj mori një plumb në këmbë dhe ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

SHKARKO APP