Plotësohet dëshira e Mourinhos, Granit Xhaka shumë pranë kalimit te Roma!

Granit Xhaka me shumë mundësi do të jetë blerja e parë e Romës së Jose Mourinhos. Ky operacion i udhëhequr nga drejtori sportiv, Tiago Pinto, mund të mbyllet zyrtarisht brenda pak ditësh.

Arsenali ka refuzuar ofertën e parë zyrtare prej 15 milionë eurosh, por mësohet se palët janë afruar ndjeshëm në qëndrime. Marrëveshja do të arrihet për 18 milionë euro plus bonuset.

Xhaka do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me pagë neto 2.5 milionë euro në sezon, plus shpërblimet. “Topçinjtë” ndërkohë po blejnë nga Wolverhamptoni portugezin Ruben Neves, që ka për menaxher të famshmin Jorge Mendes.

 

SHKARKO APP