Po shkëlqen tek Interi, dy klubet e Premier League bëjnë gati ofertën për Inzaghin

Interi vijon të bëjë paraqitje fantastike këtë sezon nën drejtimin e Simone Inzaghit. Një vazhdimësi për t’u pasur zili, pasi kujtojmë që në sezonin e kaluar ishin në finalen e Champions League, ku u mundën nga Manchester City.

Nuk është rastësi që në Premier League dy skuadra të njohura kanë shfaqur interesim për të. Manchester United dhe Chelsea kanë kërkuar informacione për Inzaghin, ndërkohë që pëlqim ka edhe nga Liverpooli pas largimit të Klopp në fund të sezonit.

Inzaghi ka kontratë deri në vitin 2025, ndaj dhe largimi i tij do të jetë me  një shifër jo shumë të lartë. Ai përfiton 5.5 milionë euro në sezon, një shifër që klubet angleze do ta dyfishojnë në ofertën e tyre, pasi Ten Hag merr pak më pak se dyfishi.  /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP