Pogba njëlloj si Ronaldo, largon shishen e birrës në konferencë për shtyp (VIDEO)

Paul Pogba është futbollisti i radhës që reagon ndaj sponsorëve të kompeticionit të futbollit “Euro 2020”. Francezi u pa në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Gjermaninë ndërsa hiqte një shishe birrë “Heineken” që ishte vendosur përpara tij.

Pogba, një mysliman i devotshëm e largoi birrën ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të gazetarëve për suksesin e skuadrës së tij në ndeshjen e parë të Francës në Euro 2020.

Reagimi i Pogba vjen pas atij të Cristiano Ronaldo, i cili largoi shishet e “Coca Cola” duke thënë se është më mirë që të konsumohet ujë.

SHKARKO APP