Policia e Kosovës shpall në kërkim kampionin e xhudos Akil Gjakova

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim xhudistin Akil Gjakova. Xhudisti kërkohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet ne njoftim.

Në Evropë, Akili është kampion i pa-kontestueshëm në sportin e xhudos duke fituar gjithsej shtatë medalje të arta në kategorinë 73 kg në Lisbonë 2021, Paris 2018, Budapest 2019, Zagreb dhe Gyor 2018, Talim në kategorinë 66kg kur ka qenë kadet me 2013 dhe në Tarragona të Spanjës 2018, tre të bronzta në Montepellier të Francës me 2023, Tel Aviv 2016 dhe Oran të Algjerisë me 2022, kurse 5 medalje të argjendta në vende të ndryshme në botë: Si Abu Dhabi me 2018 dhe 2023 në Evropë.

Karrierën sportive të Akilit e bën edhe me te veçantë arritja në vendin e 7-të në garat olimpike të mbajtura ne Tokyo të Japonisë më 2020 ku shkëlqeu por nuk ishte në formën e tij maksimale për të marrë medalje.

SHKARKO APP