Policia nuk gjen Adriatik Llallën, do shpallet në kërkim

Tre efektivë Policie kanë shkuar për kontroll në banesën e e ish-kryeprokrurorit Adriatik Llalla, pas lëshimit të urdhërit nga SPAK-u për arrestimin e tij. Pasi nuk e kanë gjetur në banesë, Llalla është shpallur në kërkim.

Sot avokati i tij tha se është jashtë shtetit, ku po kurohet nga një sëmundje e rëndë. Po ashtu një media online po sot publikoi një foto të Llallës që shihet në Romë.

Prej shkurtit të vitit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve, sipas seksionit 7031 të DASH.

SHKARKO APP