Arrestohet me urdhër të SPAK ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja, priten arrestime të tjera

Arrestohet me urdhër të SPAK, ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja. Deputeti socialist disa ditë më parë u mor i pandehur nga SPAK. Struktura e Posaçme e akuzoi atë për “shpërdorim detyre”. Çyrbja dha dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ai akuzohet për “shpërdorim detyre” në kohën kur ishte drejtues i Hipotekës së Durrësit.

Priten arrestime të tjera.

Njoftim i SPAK:

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”.

SHKARKO APP