Baton Haxhiu: Arrestimi i Belerit ishte një gabim i rëndë politik dhe i drejtësisë

I ftuar në emisionin “Çim Peka Live” për të komentuar masat që policia e shtetit mori në varrimin  një prej të afërmeve të kryetarit të zgjedhur të Himarës i cili mbahet në ‘burg politik’ ishte analisti, Baton Haxhiu.

Haxhiu është shprehur se që në momentin kur është arrestuar Beleri e kam shprehur hapur kundërshtimin pasi është një gabim i bërë si nga politika dhe ashtu nga drejtësia.

“Rasti i Belerit është një gabim politik dhe gabim i drejtësisë. Problemi kryesor qëndron se megjithëse është bërë një gabim nga politika dhe qeveria është peng i këtij rasti duhet të shohim raportin me Greqinë për arsye se shtetet që janë në konflikt me njëra tjetrën e përdorin të tilla raste në përparësitë e tyre .

Ditën kur ka ndodh ngjarjes e kam shkruar se ky është një gabim dhe është një gabim serioz i demokracive hibride. Kjo është një ngjare shumë e rëndë që ka penalizuar Shqipërinë.”

SHKARKO APP