Benet Beci: Sporti s’ka ngjyra partie, duhet veç menaxhim për një qytet kampionësh

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës, Benet Beci këtë të martë zhvilloi një takim me sportistë dhe trajnerë ndër vite.

Beci tha se është përgjegjësi e madhe të menaxhosh një qytet, e aq më tepër një qytet si Shkodra. Ndër të tjera ai theksoi se sporti nuk ka ngjyra partie, por i duhet një menaxhim i mirë.

Postimi i plotë:

Sa më shumë takoj njerëz, aq më shumë e kuptoj sa përgjegjësi është të menaxhosh një qytet. E të menaxhosh Shkodrën është më shumë përgjegjësi. Ky qytet sportin e ka një nga kolonat e ekzistencës së vet. Një përmbledhje të asaj që u tha në takimin me sportistë ndër breza dhe trajnerë të sporteve të ndryshme, e gjeni në këtë përmbledhje të shkurtër. Faleminderit të gjithëve! #shkodrapozitive

SHKARKO APP