Berisha: Ja si do ta mundim Edi Ramën. Të rendim pas demokratëve…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar para delegatëve, anetarëve dhe deputetëve të PD në Kuvendin Kombëtar se si do të mundet Edi Rama dhe që Partia Demokratike të rikthehet në pushtet.

A nuk jemi ne së bashku që e kemi mundur tre herë atë? Edhe 6 herë të tjera do e mundim”, tha ai, teksa nënvizoi se energjia e tyre duhet të fokusohet tek demokratët që mund të jenë të hatërmbetur dhe të hidhëruar.

“I mirëpritur çdo demokrat në shtëpinë e tij por e rëndësishme është që të rendim të shtrijmë dorën ndaj çdo demokrati që nga viti 90 e deri sot, ta ftojmë të kthehet te kontributi i tij, të japë kontribut tjetër për fitoren e PD, e ju do e shihni këtu që ne nuk do jemi 40 apo 50 mijë por ju garantoj dy ose trefishi i tyre”, tha ndër të tjera Berisha.

 

SHKARKO APP