Blendi Fevziu harron në cilën gazetë e ka botuar: “Tiranë-Prishtinë-Tiranë, ose “Ra ky mort e u pamë”!
Blendi Fevziu, moderator dhe analist i mirënjohur shqiptar, ka ribotuar një shkrim që fillimisht e ka publikuar në gazetën “KOHA JONE” me datë 24 janar 2006.
Titulli i shkrimit është: “Tiranë-Prishtinë-Tiranë, ose “Ra ky mort e u pamë”!
Në gazetën KOHA JONE, asokohe shkrimi i Fevziut është anoncuar fort në faqen e parë dhe botuar në faqen e Kosovës. Ndërkohë Blendi Fevziu e ka ribotuar shkrimin dje me datë 21 janar 2022, por pa treguar ku është botuar.
Mundet harresë nga punët e shumta, por kur shkrimi ka marrë edhe honoraret e kohës në “KOHA JONE”, ndaj duhet shënuar nga është marrë publikimi tani pas 16 vitesh.
Dhe ja ku ka renë Fevziu pre e gabimit të ribotimit nga KOHA JONE. Ky shkrim është ribotuar nga redaksia e gazetës në kuadrin e 30 vjetorit të së parës gazetë, natyrisht KOHA JONE. Por siç duket gabimi i radhitësve në gazetë ku në vend të shënonin datën e saktë të botimit pra me 24 janar 2006, ata kanë shënuar gabimisht 2 shkurt 2006.
Këtë lapsus te redaksisë e ka ngrënë edhe Fevziu, pasi dje e fut shkrimin e tij në facebook sikur është botuar me 2 shkurt 2006. Po të shikosh faksimilen e gazetës shënon data 24 janar 2006.
Këto janë vogëlsira për të ilustruar faktin se Blendi Fevziu ka fshirë “marrë nga KOHA JONE”!