Dekreti grek në kundërshtim me paragrafin e parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit

Arben Braçe

Zyrtarizimi i Christmasdekretit të Qeverisë greke, për zgjerimin në mënyrë të njëanëshme të ujërave territorialë nga 6-12 milje është një nonsens i plotë juridik, që bie tërësisht në kundërshtim me rekuizitat e Kushtetetutës Shqiptare, por edhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë t 15 Prill 2010, sepse asimilon haptazi kufirin shtetëror që ndan territoret e shteteve duke cënuar rëndë sovranitetin territorial shqiptar. Sikurse është vënë në dijeni pala greke, ky vendim ka dalë shumë kohë më parë dhe përcakton edhe instrumentat, se si duhet të procedohet ligjërisht, për zgjidhjen e kësaj çështje të rëndësishme për të dy palët. Po kështu, që në fillimin e negociatave të fshehta të Kryeministrit, ai dekret bie në kundërshtim me instrumentin ndërkombëtar ku jemi palë, konkretisht me paragrafin e parë të nenit 15-të, të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), thuhet: “Kur brigjet e dy shteteve janë të kundërta, ose ngjitur me njëra-tjetrën, asnjëri nga të dy shtetet nuk ka të drejtë, duke mos arritur marrëveshjen midis tyre në të kundërt, të zgjasë detin e tij territorial përtej vijës mesatare, çdo pikë e së cilës është e barabartë nga pikat më të afërta në pikat bazë nga të cilat matet gjërësia e deteve territoriale të secilit prej dy shteteve. Dispozita e mësipërme nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme për shkak të titullit historik ose rrethanave të tjera të veçanta për të kufizuar detet terrritoriale të dy shteteve në një mënyrë që është në ndryshim prej tyre”. Christmas dekreti grek për aneksimin dhe zgjerimin e kufijve detar në 12 milje që mbështetet në nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), është një veprim amator, por edhe shumë grabitqar, i cili do të krijojë një precedent të rrezikshëm, “Casus belli” shkak për luftë, duke qenë se do të përdoret si precedent i rrezikshëm nga Greqia që ka ishuj të shumtë dhe do të binte ndesh me disa shtete fqinjë, sikur Turqia dhe do të sillte për pasojë humbjen e territorit detar të saj.

Christmasdekreti i cili shpreh vetëm vullnetin anakronik ekspansionist të qeverisë shoviniste greke, është i pambështetur ligjërisht në aktin ndërkombëtar ku jemi palë, me Kushtetutën dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, por edhe me parimin e njohur ndërkombëtar të reciprocitetit.

Ai është një dekret që kërkon të grabisë territor me procedurë dhe është i vlefshëm vetëm për t’u arshivuar në kancelaritë e qeverisë konservatore greke dhe asnjëherë nuk do të ketë fuqinë e duhur juridike. Nën këtë frymë, edhe pala shqiptare mund të kërkojë me vullnet të njëanëshëm zgjerimin me 12-milje, duke mohuar frymën që kërkon koha atë të negocimit për të realizuar marrëveshje, sipas rekuizitave që përcakton akti ku jemi palë.

Edhe Aneksi i V i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit (UNCLOS), përcakton modalitete të qarta për mosmarrëveshjet dhe ndarjet e Zonave Ekskluzive Ekonomike, të cilat Rama si padron territori, pa u konsultuar me ekspertë të fushs ka dhënë pëlqimin për zgjidhjen e kësaj çështjeje pa kaluar në procesin e rëndësishm të negociatave, është një krim korrupsioni që i heq një mundësi të rëndësishme të ligjshme vendit për zgjidhjen adekuate të ndarjes. Sugjerimi për zgjidhjen e kësaj çështje direkt në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ishte një rast i pastër korrupsioni nga të dy palët, që tejkalojnë vullnetin për negociata dhe marrëveshje. Në gjykatë shkohet vetëm në instanc të fundit, kur dialogu dhe negocimi shteron.

Nuk duhet të harrojmë se vetëm pak kohë më pare, Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Greqisë dhe Italisë, për ndarjen e Detit Jon, ndërmjet dy anëtarëve të Bashkimit Europian, ishte një tjetër skandal në disfavor të interesave të Shqipërisë, që kaloi në heshtje nga qeveria shqiptare, që nuk ka ministër të Jashtëm dhe një kryeministër me instikt të mpirë politik në drejtim të asaj që është më e rëndësishmja për shqiptarët, sovraniteti territorial i vendit. Marrëveshja është zgjatje e marrëveshjes së vitit 1977 dhe i hap rrugë Greqisë dhe Italisë për të lëshuar licensa për kërkimin dhe shfrytëzimin e burimeve të hidrokarbureve në Detin Jon.

Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Greqisë dhe Italisë, prek direkt ujërat territoriale shqiptare në një zonë shumë të rëndësishme dhe e bën Greqinë pjesë të ujërave territoriale të Kanalit të Otrantos. Duke qenë se në këtë territor përkojnë direkt interesat e të tre palëve, domosdoshmërisht marrëveshja në këtë rast duhet të kishte si palë edhe shtetin shqiptar, përfaqësuesit e të cilit ndodhen në gjumë letargjik dhe disa të tjerë më të rndsishm kanë nxjerrë në shitje territoret e mbrojtura me aq sakrificë nga shqiptarët e vërtetë, që tashmë po na duket sikur ekzistojnë vetëm në librat e historisë, sepse ata që duhet dhe e kanë detyrë të reagojnë, nuk e bëjnë. Natyrisht, në asnjë rast, nuk duhet të mungojë edhe denoncimi i duhur pranë organeve kompetente penale për shpërdorim të detyrës dhe pamundësi për të mbrojtur atë që është më e rëndësishme, interesat e vendit.

Sikur të kishim përfaqësues të denjë politikisht të ardhur nga zgjedhje të lira, njerëz që e duan vendin, që sot sulmohen më shumë se kushdo tjetër, sot duhet të ishim duke kërkuar të drejtat që na garantojnë aktet ndërkombëtare, ku jemi palë për rivendikimin e padrejtësive, që na solli Konferenca e Londrës e 1913, që na shkëputi trevën tonë shqiptare dhe ia aneksoi Greqisë dhe nuk do të ndodheshim nën këtë mjerim politik, ku nuk mbrojmë dot as edhe atë që na kanë lënë ata që u dogjn dhe u vranë në terrin e armiqësisë për të gëzuar vendin e lirë.

SHKARKO APP