Kryemadhi ashpërson tonet ndaj Ramës: Je i dështuar, mos bëj avokatin e Inceneratorëve!
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama ditën e sotme përsa i përket inceneratorëve.
Kryemadhi e ka quajtur Ramën si kryeministër të dështuar dhe piktor i dështuar, i cili sipas saj bën analistin juridik të aferës së incenetarorëve duke i mbrojtur këtë vjedhje.
Postimi i plotë:
“Mire qe je Piktor i deshtuar, mire qe je KM super i deshtuar, por po provon dhe hobin e radhes tani – po na ben anal-istin juridik te aferes se Inceneratorit te Tiranes.
Po si ta nxe goja te deklarosh publikisht se Inceneratori i Tiranes do te djegi kur te ndertohet???
Po neni 2.2 i kontrates ku shkoi ???
Ku jane 8 veprat qe duhet te ndertoje Koncesionari ???
Po afati 72 muaj qe duhet te ndertoheshin te gjitha veprat ku shkoi ????
Ah po, nje gje e di me siguri ti: Pagesa mujore nuk nderpritet ???
Edi nderprit pagesen direkt. Mos i co leket e shqiptareve per “biznesmene” te kerkuar nga drejtesia.
Shqiptaret jane shume te varfer per tiu vjedhur edhe qindarken e fundit.
Mos bej Avokatin e Inceneratoreve se do te deshtosh njesoj si Pinoku i Bashkise”-përfundon Kryemadhi.