Kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm hungarez, konferencë të përbashkët nga Luksemburgu: Ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Kryeministri Edi Rama, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së dhe Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi po mbajnë një deklaratë të përbashkët në Këshillin e Bashkimit Europian në Luksemburg.

Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó ka njoftuar se u hap zyrtarisht grup kapitulli i parë për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Momentet që kemi përjetuar gjatë 1 orë e gjysme të fundit ishin historike.
Kemi çelur grupin e parë të kapitujve me Shqipërinë, që do të thotë se bisedimet kanë nisur që Shqipëri të bëhet anëtare e BE sa më shpejt të jetë e mundur. Bashkimi Europian po humbet konkurieshmërinë e tij kur bie fjala për politikën globale, BE ka nevojë për freski.
Duke njohur mirë Ballkanin Perëndimor e dimë që kjo energji e re do të vijë nga ky rajon. Në interesin e mirëfilltë të BE që integrimi të përshpejtohet”, ka thënë Zijjarto.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq shumë sa rajoni ynë ka nevojë për BE.

Ditë historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Nuk na duhet një kujtesë e rëndësisë së punës së bashku. E vërtetë kjo në këto kohëra sfiduese kur një mori krizash na janë qasur me nevojën për të qëndruar të gjithë bashkë dhe nevojën për t’u përballur me veten.

Fatkeqësisht, dhe këtë nuk e shmang dot pa e thënë, me ndihmën e Putinit u arrit që ky proces u shpejtua pas agresionit në Ukrainë. Ishte zile zgjimi se iluzioni i vetëmjaftueshmërisë, është vetëm një iluzion. Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor aq sa ne kemi për ju. Kjo e sotmja është gur themel historik drejt rrugës së ribashkimit tërësor”, tha Rama.

“Është e padiskutueshme për BE dhe udhëheqësit e saj që zgjerimi është mes 3 përparësive kryesore. Pa zgjerimin Evropa nuk mund të bëhet më e fortë na duhet zgjerimi që BE të bëhet më i fortë”, ka thënë Varhelyi.

 

 

SHKARKO APP