Leli në plazh, përfundon asambleja e PS-së/ Rama: Me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në mbledhjen e asamblesë së Partisë Socialiste në Vlorë. Përballë gazetarëve kreu i qeverisë tha se dhe pse ka zgjedhur që të jetë deputet në Durrës, do të jetë i pranishëm në Vlorë. “Unë kam zgjedhur që të jem deputet i Durrësit, për ti kushtuar një vëmendje të veçantë, por unë do të vazhdoj të jem në Vlorë, për të bërë dhe më shumë, sepse me Vlorën nuk më ka lidhur mandati i deputetit, dhe nuk më ndan ndarja e mandateve. Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me adminsitrimin e vogël, unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra, dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”.

SHKARKO APP